Messi, tërbimi ndaj arbitrit brazilian pas humbjes me Paraguajin: “Je një m*t”

Në kualifikueset e Grupit të Amerikës së Jugut për Botërorin 2026 vazhdojnë surprizat. Në ndeshjet e fundit, Brazili regjistroi një tjetër ndalesë të papritur, kryesisht për shkak të Vinicius-it që gaboi një penallti vendimtare, ndërsa kryesuesja Argjentina pësoi humbje në Paraguai. Kjo nxiti zemërimin e Leo Messi, i cili, kur rezultati ishte i barabartë, ofendoi rëndë arbitrin për mosndëshkimin e Alderete me kartonin e dytë të verdhë, vetëm pak para se i njëjti lojtar i Paraguait të shënonte golin vendimtar për rezultatin 2-1.

Ofendimet ndaj arbitrit brazilian
Nuk ishte një mbrëmje e thjeshtë për Argjentinën, kryesuese të grupit të kualifikimeve për Botërorin 2026: kampionët e botës në fuqi pësuan një humbje të hidhur në fushën e Paraguait. Episodi kyç dhe i kontestuar nga kapiteni i Selección-it ndodhi në pjesën e fundit të pjesës së parë. Pas golit të parë nga Lautaro Martinez dhe barazimit nga Sanabria, në minutën e 33-të, Alderete u ndëshkua për herë të parë me karton të verdhë nga arbitri brazilian Daronco. Por, pak më vonë, arbitri nuk nxori një tjetër karton ndaj lojtarit paraguaian për një faull të dukshëm antisportiv ndaj argjentinasit Messi. Përballë këtij vendimi, skuadra e teknikut Scaloni humbi durimin duke rrethuar arbitrin.

Kapiteni i Argjentinës, së bashku me shokët e tij të ekipit, rrethuan sërish arbitrin Daronco, duke e akuzuar për mosndëshkimin me kartonin e dytë të verdhë dhe për mosdëbimin e paraguajanit Alderete. Nga fjalët e lexuara nga buzët e Messi, menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë, duken qartë fjalët e tij ndaj arbitrit duke i drejtuar edhe gishtin tregues: “Je një mut. Nuk më pëlqen fare si arbitron”/

Alderete, nga shpëtimi i kartonit të kuq te goli që i ndëshkoi
Zemërimi i Messi është më se i justifikuar, pasi në aksionin në fjalë, kartoni i verdhë ishte plotësisht i merituar. Aq më tepër kur, përveç përjashtimit të munguar, erdhi edhe ndëshkimi fatal. Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 47-të, pikërisht Alderete u bë heroi i mbrëmjes për Paraguajin: ai realizoi një gol me kokë brenda zonës pas një asisti nga Gomez, duke lënë të palëvizshëm portierin Martinez.

Ky ishte goli që vulosi rezultatin përfundimtar 2-1 për Paraguain, duke ndëshkuar kështu Argjentinën me lojtarin që nuk duhej të ishte më në fushë. Kjo ndezi polemikat edhe pas ndeshjes, me trajnerin argjentinas Scaloni që tentoi ta anashkalonte situatën, por pa ia dalë: “Nuk ka kuptim të flasim tani… do të dukej si justifikim: të gjithë e pamë çfarë ndodhi në fushë. Nuk ka lidhje me rezultatin. Por, nëse ankohesha tani, do të thonin se po kërkoj alibi. Më mirë ta lëmë me kaq”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top