Messi në lot për ndeshjen e fundit në Argjentinë: “Duhet të jem i sinqertë me veten”

Për Lionel Messi ajo që sapo kaloi ishte një natë e paharrueshme. “Pleshti” zbriti në fushë për ndeshjen e tij të fundit të luajtur para popullit të tij, në Argjentinë, përpara Botërorit. Kombëtarja e teknikut Scaloni mposhti Venezuelën me një 3-0 të pastër falë edhe dopietës së sulmuesit të Inter Miamit, për të mbyllur më pas grupin e kualifikimeve të Amerikës së Jugut më 10 tetor, në Ekuador. Dhe pastaj do të luhen Botërori 2026, që Argjentina do të kërkojë ta mbrojë si kampione në fuqi.

E vështirë të dihet nëse Messi do të jetë aty apo nëse ajo kundër Ekuadorit në transfertë do të jetë në fakt ndeshja e tij e fundit me fanellën e “Seleccion”. Fenomeni argjentinas, pikërisht për këtë arsye, e kishte për zemër që kundër Venezuelës të përshëndeste para publikut të tij, në pritje për të kuptuar se cila do të jetë vendimi i tij përfundimtar. Në fushë, që para fishkëllimës së parë, Messi nuk arriti t’i mbante lotët. Publiku nga shkallët thërriste emrin e tij dhe “Pleshti” shpërtheu në lot. Në fund të ndeshjes shpjegoi: “Duhet të jem i sinqertë me veten time”.

Lexo më tej: Cheuko, truproja e Messit ndërhyn në përleshjen në fushë pas ndeshjes: tani rrezikon
Nga prania e fëmijëve në fushë te hyrja e skuadrave, deri te thirrjet e vazhdueshme të tifozëve dhe gjesti i Julian Alvarez, i cili para portës shërbeu te Messi asistin për të shënuar një gol – dhe çfarë goli – me “parabolë” përpara dygolëshit përfundimtar. Në fund të ndeshjes pyetjet mbi të ardhmen e tij ishin të pashmangshme nga gazetarët për kapitenin e Argjentinës kampione bote në Katar 2022. “Pleshti” nuk u shpreh hapur dhe i la ende dyert e hapura për një pjesëmarrje të mundshme në turne: “Kur ndihem mirë, argëtohem, por kur nuk ndihem mirë, sinqerisht, nuk argëtohem, kështu që preferoj të mos jem aty nëse nuk ndihem mirë – tha ai. – Kështu që do të shohim”.

Messi, fjalët për pjesëmarrjen në Botërorin 2026 me Argjentinën
Ai dëshiron të kuptojë nëse gjendja e tij fizike do të jetë optimale për të përballuar një turne të këtij kalibri si Botërori. Tundimi është i madh, edhe për ta mbrojtur si kapiten atë titull të fituar 4 vite më parë në fund të një finaleje të çmendur të luajtur kundër Francës. “Nuk kam marrë ende një vendim për Kupën e Botës – tha ai në fund të ndeshjes për ESPN. – Do të mbyll këtë sezon, pastaj do të vijë grumbullimi dhe nga aty do të mbeten 6 muaj. Do të shohim pra si do të ndihem, duke shpresuar të bëj një përgatitje të mirë dhe të mbyll mirë sezonin në MLS, dhe pastaj do të vendos”.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top