Lionel Messi ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Jorge Messi, duke kujtuar lidhjen e fortë mes tyre dhe rolin që ai pati gjatë gjithë rrugëtimit të tij në futboll.
Jorge Messi, i cili ishte edhe përfaqësuesi i djalit të tij, ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare. Në dedikimin e tij, ylli argjentinas ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen dhe vështirësinë për ta imagjinuar jetën pa praninë e të atit.
“Nuk e di çfarë do të bëj pa ty. Nuk di si të vazhdoj… pasi e vetmja gjë që kam bërë gjithmonë ka qenë të luaj futboll… ndaj tani kam dyshime serioze nëse do të vazhdoj ta bëj këtë edhe për shumë kohë”, shkroi Lionel Messi për babanë e tij.
Këto fjalë kanë ngritur pikëpyetje të forta rreth së ardhmes së 39-vjeçarit në futboll, me Messin që ka lënë të kuptohet se vazhdimi i karrierës nuk është më një vendim i sigurt.
Në mesazhin e tij, Messi ka rikujtuar edhe faktin se babai e kishte shoqëruar që nga fillimet e karrierës, duke shprehur keqardhjen që nuk do të mund ta përmbyllnin së bashku këtë rrugëtim.
“Ishe pranë meje që në fillim dhe kishte mbetur kaq pak deri në fund. Pse nuk munde të rezistoje edhe pak më gjatë, që ta përfundonim së bashku?”, shkroi legjenda e Barcelonës.