Messi lëndohet dhe zëvendësohet pas 11 minutave, Inter Miami fiton me penallti

Lionel Messi pësoi një lëndim shqetësues në ndeshjen e dytë të Kupës së Ligës Amerikano-Meksikane, ku Inter Miami u përball me skuadrën meksikane Necaxa.

 


Në minutën e 7-të, pas një depërtimi të shpejtë drejt zonës kundërshtare, Messi u rrëzua në tokë dhe qëndroi i shtrirë para se të përpiqej të vazhdonte lojën.

 

Megjithëse u përpoq të kthehej në fushë, pas disa minutash iu desh të kërkonte ndihmën e stafit mjekësor dhe më pas u zëvendësua, duke shqetësuar tifozët dhe stafin teknik.

 

Trajneri i Interit, Javier Mascherano, konfirmoi pas ndeshjes se bëhet fjalë për një dëmtim të muskujve të kofshës dhe se pritet të bëhen ekzaminime të detajuara për të përcaktuar kohën e rikuperimit.

“Messi nuk mundi të vazhdonte të luante. Do të presim përgjigjet mjekësore për të kuptuar më shumë mbi seriozitetin e dëmtimit,” tha Mascherano për mediat.

Pavarësisht mungesës së Messit, Inter Miami arriti të barazonte ndeshjen në minutën e 92-të me një gol të Jordi Albës, duke e çuar rezultatin në 2-2.

 

Në serinë e penalltive, ekipi i Mascheranos u tregua më i saktë, duke fituar 5-4 dhe duke siguruar pothuajse një vend në çerekfinalet e kompeticionit.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top