Messi: Benzema e meritoi plotësisht Topin e Artë 2022, është lojtar i mrekullueshëm

Lionel Messi shihet si favorit kryesor për ta fituar Topin e Artë për vitin 2023, i cili do të ndahet të hënën e ardhshme në Paris të Francës.

Ylli argjentinas pritet ta ngre lartë këtë trofe për herë të tetë në karrierë dhe këtë radhë do t’ia shohë hairin triumfit në Kupën e Botës me Argjentinën.

E shtatë herë fituesi i Topit të Artë u kthye të flasë për fituesin e vitit të kaluar, Karim Benzema, për të cilin ka fjalë të mëdha ndonëse e kishte kundërshtar sa ishte tek Barcelona.

 

“Benzema e meritoi vërtet, si për sezonin e mrekullueshëm që e pati ashtu edhe për karrierën e tij. Ai është një lojtar i mrekullueshëm, ky çmim është i rëndësishëm për të dhe për futbollin”, u shpreh Messi, i cili rival kryesor për Topin e Artë sivjet e ka Erling Haalandin, që po ashtu e pati një vit fantastik dhe jashtëzakonisht të suksesshëm, si në nivelin personal ashtu edhe në atë ekipor.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top