Messi dhe Barcelona duket se janë afër të rikthehen së bashku. Vetëm se Pleshti kërkon disa garanci në merkato përpara se të pranojë rikthimin e bujshëm në Blaugrana. Tani duket si e vetmja mundësi për të parë sërish bashkë Lionel Messi dhe Barcelonën. Argjentinasi duket se po shkëputet nga i gjithë ambienti i PSG. E në këtë situatë, ka pasur një afrim mes tij dhe klubit katalanas.
Megjithatë, mbetet një negociatë e komplikuar, duke pasur parasysh problemet ekonomike të Barcelonës. Telashet nuk janë zgjidhur ende plotësisht dhe kërkesat e argjentinasit në merkato nuk mund të realizohen lehtë. Në fakt, sipas mediave spanjolle, Pleshti i ka kërkuar katalanasve që të firmosin me tre lojtarë. Messi do të dëshironte ti kishte me vete në aventurën e tij të dytë të mundshme në Katalonjë.
LISTA E SHPENZIMEVE
Të tre u shpallën kampionë bote në Katar, së bashku me numrin 10: MacAllister, Emiliano Martinez dhe Di Maria. Ky i fundit frikëson tifozët e Juventus, që rrezikojnë të humbasin El Fideo pas vetëm një viti për shkak të një telefonate nga miku i tij i madh Messi. Nga ana tjetër, El Dibu Martinez është kërkuar të zëvendësojë Ter Stegen. Me gjermanin, Pleshti ka patur një marrëdhënie të tensionuar në fund të eksperiencës së tij katalanase. Tani mbetet vetëm për të kuptuar nëse marrëveshja mund të realizohet. Tifozët e Barcelonës e shpresojnë këtë me gjithë zemër. Aq sa ta thërrasin emrin e argjentinasit gjatë ndeshjeve në Camp Nou.