Episodi i fundit jashtë futbollit, i cili u bë viral në rrjetet sociale, që pa të shfaqej Lionel Messi si protagonist, është i pabesueshëm. Argjentinasi, i ndalur në semafor në rrugët e Majemit me makinën e tij, në fakt firmosi një autograf pak të thuash unik.
AUTOGRAFI I PABESUESHËM NË SEMAFOR
Teksa ish-sulmuesi i Barcelonës (te Inter Miami që nga qershori i kaluar) kishte ndaluar para semaforit të kuq, iu afrua me makinë një tifoz. Ai, pasi i kërkoi të ulte xhamin e dritares, i hodhi Pleshtit fanellën e Argjentinës dhe një lapustinë duke i kërkuar atij t’i bënte një autograf.
“NUK MUND TA KUPTOSH ÇFARË KE BËRË”
Një kërkesë e pranuar me xhentilesë nga Messi, i mbuluar nga afeksioni prej fjalëve të tifozit: “Të adhuroj Leo, sapo ke bërë realitet ëndrrën e djalit tim. Nuk mund ta besoj, nuk e kupton dot çfarë ke bërë. Faleminderit”. Një dëshmi e mëtejshme e dashurisë së madhe që ka marrë argjentinasi edhe në SHBA, dhe, në të njëjtën kohë, e madhështisë së tij edhe jashtë fushës.