“Mëshirë për Hazard? Fare, nuk ka ndonjë jetë të keqe”. Kroos tregohet një ‘gjerman’ i vërtetë

Edin Hazard është një futbollist në kërkim të vetvetes, të cilën e ka humbur. Transferimi i tij nga Chelsea te Real Madrid për 100 milionë euro po rëndon shumë në karrierën e belgut. Në Spanjë duket se nuk është ambjentuar kurrë plotësisht dhe trajnerët nuk kanë gjetur vendin e duhur për mesfushorin sulmues. Për situatën ka ndërhyrë edhe shoku i skuadrës Toni Kroos.

Mesfushori gjerman Toni Kroos ka hedhur dritë mbi situatën që po kalon Edin Hazard. Ish-futbollisti i Chelsea po kalon një moment të komplikuar në karrierën e tij. Duke folur në Eleven Belgium, mesfushori tha: “Nuk ndjej mëshirë apo simpati për Edin, ka nga ata që janë më keq. Ka njerëz të tjerë ndaj të cilëve duhet të ndjehet keqardhje. Ai po kalon vetëm një moment të vështirë dhe me të flas shumë”.

Lexo më tej: “Gjej skuadër tjetër në janar, këtu mbarove”: Real Madrid i tregon derën Hazard

Duke vazhduar analizën e tij për momentin e shokut të skuadrës, ai shtoi: “Secili është përgjegjës për situatën e tij. Unë thjesht ndjej keqardhje për atë që po ndodh. Por gjithsesi nuk mendoj se ai ka një jetë të keqe”. Hazard në kohën e tij te Real Madrid grumbulloi një sasi skandaloze prej vetëm shtatë golash në 73 ndeshje. Belgu, as nën kujdesin e teknikut Ancelotti nuk arriti të gjente veten.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top