Në Asamblenë e Partisë Socialiste Edi Rama i ka dërguar edhe një mesazh Erion Veliajt që është shkarkuar ndërsa po e dëgjon fjalimin e kryeministrit nga qelitë e Durrësit. Para se të bëjë me dije emrin e zëvëndësueses, Ogerta Manastirliu, Rama tha se nuk mund ta mbrojë Veliajn për shkak misionit të PS për të ndërtuar institucione të qëndrueshme të drejtësisë, edhe pse është i ndërgjegjshëm se ai është trajtuar si një kavie.
“Mosrespektimi i prezumimit të pafajësisë, intimidimi i personave të ashtuquajtur në dijeni, paraburgimi publik dhe juridi, nxjerrja e të dhënave hetimore rrugëve me qëllim për të linçuar në pazar të hetuarit, marrja forcërisht e institucioneve të tjera ligjzbatuese nga prokurorëve apo dalja e gjykatësve për të marrë rolin e noterit të prokurorëve apo ndonjëherë të superprokurorit janë shenjat e sëmundjeve të trashëguara nga trupi i kalbur I drejtesisë së vjetër. Por kujdes, kura për këto sëmundje nuk është kurrsesi mbrapa nga pavarësimi i drejtesisë. Duhet durim i madh strategjik për ti dhënë kohës kohë me bindjen se institucionet demokratike nuk rriten më shpejt se fëmijët. Madje ato rriten shumë më vonë se fëmijët. Duhet largpamësi për të mos bërë asnjë hap pas se cdo hap i tillë sot do kishte pasojë nesër kushedi sa hapa larg nga gjenerata e drejtësisë europiane nesër.
Shpesh më pyesin edhe shokë dhe shoqe këtu, si mund të durohen pa lënë dy gurë bashkë padrejtësië e organeve të drejtësiësë, kur ato bien mbi dikë që kemi ndarë ditë të këqia e të mira në llogoren e përbashkët? Si xhanëm edhe kur padrejtësia në trajtimin e rastit duket açik, ku e ku më e trashë në fillin e drejtësië, prapë u dashka të durojmë. Përgjigjia ime nuk i duket përgjigje, edhe se sa për sy e faqe bën siku bie dakort, por unë nuk e gjej dot një përgjigje më të lehtë. Sipas meje, pikërisht se kemi hyrë jo me zor por me dëshirë në këtë llogore të politikës me flamurin e PS dhe kemi zgjedhur të punojmë për Shqipërinë e nesërme nuk kemi asnjë mundësi dhe asnjë të drejtë ta kthejmë llogoren në rifugio kundër SPAK dhe GJKKO, përfshirë edhe rastet kur për dikë po bëhet padrejtësi. Fatkeqësisht për ne, por fatmirësisht për Shqipërinë. Do ishte i pariparueshëm dëmi që artileria jonë mund t’i bënte ndërtimit të institucioneve të reja të drejtësisë si garanci për një sistem drejtësie të pavarur dhe të drejtë për fëmijët tonë. Deri kur institucionet e reja të drejtësisë do qëndrojnë, kjo parti është i vetmi garant gjithë kjo përpjekje do shkojë dëm dhe do shkojë dëm ëndrra e shqiptarëve për të pasur një sistem drejtësie të pavarur. Kjo përfshin edhe kurimin me kosto shumë të larta njerëzore të atyre sëmundjeve që përmenda më lart dhe këto kosto janë në lëkurën tonë dhe ky është guri më i madh në kurrizin tonë. është shumë e vështirë ta ruash durimin kur njerëz të pafajshëm të vijnë në derë të llahtarisur nga ca presione që më kujtojnë hetuesit injorantë të Maks Velos, apo ku puna delicate e një personi I nxirret vendim nga gjykata për ta pezulluar nga mbi bazën e një hipoteze kur ka pasur në mendje një vepër penale.
Kostoja është e lartë për këdo që i bie për hise të jetë një kavie, pastaj edhe për ne që kemi hisen të qëndrojmë pa zë, apo të flasim duke qëndruar larg edhe me duart mbrapa edhe kur ata sëmundje godasin jetë njerëzish.
Kush nuk është dakort për këtë qasje të dhimbshme nuk është për këtë punë. Nuk duhet të merret me Partinë Socialiste. Ka të drejtë të ketë qasjen e tij por jo në PS. Duhet durim strategjik!” u shpreh Rama.
Ndërkohë, vendimin për shkarkimin e Veliajt, Rama tha se nuk e kishte të lehtë por, theksoi ai “nuk dihet sa do të zgjasë kjo punë”.
“Vijmë te emergjencat e Tiranës. Pas 7 muajsh nuk ka kryetar, asnjë kryetar të votuar në krye të detyrës, asnjë kryetar të dënuar nga drejtësia, kemi një kryetar të zgjedhur nga populli, të cilit i është mohuar e drejta e gjykimit në liri, i është bërë një gjyq i gjatë pasqyrat e pazarit mediatik, dhe një shkelje e hapur e ligjit dhe çdo zakoni i atij xhevahiri nga brenda atij tezge dhe biseda me familjarë nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend, në asnjë vend demokratik, diktatorial jo e jo, shkelja ka qenë më e hapur, më brutale, në shpërdorim total të detyrës, nga ata të tre që duhet të mbajnë nën kontroll materialet hetimore, por kjo është temë tjetër.
Askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë kjo histori, ndërkohë që asnjë zëvendës i pavotuar i popullit, i kryetarit të bashkisë, nuk mund ta ketë legjitimitetin demokratik dhe forcën e brendshme, për ta udhëhequr 2 vjet bashkinë e kryeqytetit të vendit. Tirana ka punë të mëdha, të panumërta, ditë dhe natë. Nuk i heq asnjë meritë kryetarit në detyrë për çfarë ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj. Por sot ne duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar bashkie të ri në Tiranë. Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në punë mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur. Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë” u shpreh Rama.