Një ditë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka bërë një reagim në Facebook, duke uruar për një të dielë të bukur, por edhe duke dhënë një mesazh, se për të lënë hijet pas duhet që fytyrën të mbash nga drita.
“Të dielë të bukur! Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas”, shkruan deputetja socialiste, e cila postimin e saj e shoqëron edhe me një foto në natyrë.
