Ndërsa vazhdojnë thashethemet për familjen Beckham këtë fundjavë, Victoria Beckham ka zgjedhur të shmangë dramën dhe të ndajë me fansat një përditësim në rrjetet sociale.
Pas raportimeve për një “mesazh kritik” nga djali i saj, Brooklyn Beckham për prindërit e tij, Victoria tregoi se e kaloi pasditen e dielë në shoqërinë e bashkëshortit David Beckham dhe vajzës së tyre, Harper Beckham.
Në një postim në Instagram, Victoria ndau një video ku Harper i vendos grimin David-it. Ajo e shoqëroi me mbishkrimin: “E diela me grim me Harper.” Më pas etiketoi David-in duke shtuar: “përqafime.”
Në video, Harper përdor një furçë për të aplikuar grim në fytyrën e babait të saj, ndërsa Victoria komentoi: “Harper po i vendos grim babait. Dukesh shumë bukur.” Më vonë shtoi: “Duket shumë i bukur.”
Ky postim erdhi pak orë pas raportimeve për mesazhin e Brooklyn Beckham drejtuar prindërve të tij. Brooklyn ndau në rrjetet sociale një video me gruan e tij, Nicola Peltz me mbishkrimin: “Gjithë bota ime x Do të të dua përjetë x Gjithmonë do të zgjedh ty x Ti je personi më i mrekullueshëm që njoh xx unë dhe ti përgjithmonë.”
Ndërkaq Nicola, duke treguar mbështetjen ndaj bashkëshortit të saj, postoi po atë video me mbishkrimin: “Gjithmonë jam me ty.”
Vëllai i Brooklyn, Cruz Beckham u shfaq në mbështetje të prindërve të tij pas këtyre zhvillimeve. Ai publikoi një foto familjare me Victoria-n, David-in dhe katër fëmijët, duke shkruar: “ E dua familjen time, ju dua më shumë se gjithçka, mami dhe babi, na dhatë jetë dhe kujdes për ne pa kushte. Jemi shumë të bekuar që ju kemi në jetën tonë.”
Në javët e fundit ka pasur shumë thashetheme për një ndarje në familjen Beckham, përfshirë mungesa në festat familjare dhe tensione të supozuara në rrjetet sociale mes Brooklyn dhe prindërve të tij.
Disa persona kanë fajësuar Nicola-n për tensionin e dukshëm si pjesë e spekulimeve, megjithatë ajo është mbrojtur edhe nga të tjerë, me një burim që i tha më parë Mirror se ajo “inkurajon” Brooklyn-in të shohë familjen e tij.