Mes Yildiz e Juventus ndërhyn Real Madrid: Blancos kanë gati një superofertë

Klubet e mëdha të Evropës janë në pritje, ndërsa Real Madrid është gati të hedhë në tavolinë një ofertë gjigante: megjithatë, Juventusi po ecën përpara në bisedimet që lidhen me zgjatjen e kontratës së Yildiz, dëshiron ta mbajë fort dhe synon të arrijë sa më shpejt “tym të bardhë” me firmën. Për Tudor, numri 10 turk është bërë i pazëvendësueshëm, aq sa trajneri ia ka dhënë madje edhe shiritin e kapitenit në ndeshjen kundër Real Madrid: mosha ka pak rëndësi, Kenan tashmë është një lider teknik dhe nuk e ka të vështirë të përballojë presionin, edhe pse është “brenda një rruge zhvillimi”, siç tha trajneri kroat në konferencën e tij të fundit për shtyp.

Takimi

Kontaktet mes Juventus dhe familjes Yildiz janë të shpeshta. Ditët e fundit babai dhe nëna e tij janë thirrur në Continassa bashkë me agjentët: takimi me Comolli ka shërbyer për të kuptuar qëllimet reciproke. Juventus jo vetëm që ka ndërmend ta mbajë futbollistin, por është gati të shkojë edhe më tej: me një ofertë që do ta fuste drejtpërdrejt në rrethin e lojtarëve më të paguar të skuadrës, duke marrë si pikë reference marrëveshjen e nënshkruar verën e kaluar nga David (6 milionë euro).

 

Një hap i madh për futbollistin e lindur në vitin 2005, i cili në verën e vitit 2024 pranoi të firmoste një kontratë me rreth një milion bazë dhe pak bonuse, që i mundësuan të fitonte më pak se dyfishin falë objektivave të arritura. Në përballjen ballë për ballë me klubin, edhe vetë Yildiz shfaqi vullnetin për të qëndruar bardhezi, sigurisht me kushte shumë më interesante dhe të strukturuara, që të dëshmojnë rëndësinë e tij qendrore te Juventus.

Rreziqet

Derisa Juventus të arrijë marrëveshjen përfundimtare me Yildiz, do të mbeten të gjalla rreziqet që mund ta largojnë nga Torino. Edhe pse futbollisti është shumë i lidhur me ambientin dhe deri më tani ka treguar bindje për të ndjekur gjurmët e idhullit të tij, Alex Del Piero, i cili ndërkohë është bërë edhe një nga këshilltarët e tij personalë. Në planet e Yildiz me Juventus përfshihet edhe angazhimi i sponsorit teknik të klubit, Adidas, i cili e ka marrë Kenanin nën kontratë që në fëmijëri dhe së fundmi ka garantuar mbështetjen e tij për klubin mbi një bazë dhjetëvjeçare.

Zgjedhja përfundimtare për të ardhmen e Yildiz do të varet gjithashtu nga sa konkurruese do të jetë skuadra për të fituar në Itali dhe në Evropë: në këtë drejtim momenti aktual nuk është ndër më të mirët, por po punohet për të gjetur ekuilibrat më të mirë. Dhe me rinovimin (deri në vitin 2030) me një pagë prej lojtari top (mes 5 dhe 6 milionë), do të ishte më shumë “Juve e Yildiz”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top