Mes Real Madrid e Ancelotti në mes është Raul e Brazili: tekniku i joshur nga Selecao, Blancos nga ikona e tyre

Në Spanjë, po bën bujë llotaria e emrave për zëvendësuesin e Carlo Ancelotti në pankinën e Real Madrid për sezonin e ardhshëm. Në fakt, nuk është një mister që trajneri italian mund të largohet nga Spanja në kërkim të stimujve të rinj. Në muajt e fundit Ancelotti është afruar me kombëtaren e Brazilit. Selecao, jo çuditërisht, ka punësuar një trajner të përkohshëm në pritje të vendimeve të teknikut Ancelotti. Në Madrid tashmë kanë ecur përpara edhe me kandidaturat e para. Blancos po monitorojnë emrat mes të rinjve emergjentë, “të përdorurve të sigurtë” dhe emrave surprizë si Raul.

 

E përditshmja “El mundo deportivo” ks hartuar madje një listë me “kandidatët e përshtatshëm”. Për gazetën sportive në krye të preferencave është një lavdi e vjetër e Blanco si Raul. Spanjolli aktualisht është trajner i Castillas, e deri tani ka drejtuar vetëm filiale të merengues. Ashtu siç ka ndodhur prej vitesh, qarkullon edhe emri i kandidatit të përjetshëm Pochettino. Argjentinasi aktualisht është pa skuadër. Nuk përjashtohet as gjermani Tuchel, i cili ka plot suksese me Dortmund, Paris Saint Germain dhe Chelsea. Në ambjentet e Real nuk do të kishin keqardhje as për Xabi Alonso, Oliver Glasner dhe Aberloa. Pastaj janë ikonat e rikthyera. Zinedine Zidane, i cili është pa ekip dhe Josè Mourinho. Portugezi është i fokusuar në përvojën e tij me Romën, por asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë me të.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top