Gjatë luftës Izrael-Hamas, duket se ata që punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira janë mjekët dhe stafi mjekësor në Gaza. Dr Ghassan Abu Sittah, një kirurg plastik nga veriu i Londrës, i cili po punon në spitalin Shifa në qytetin e Gazës i tha BBC-së se tani përdor uthull për të trajtuar disa infeksione bakteriale, sepse solucioni që ai kishte përdorur më parë ka mbaruar.
Dr Abu Sittah shtoi se atyre u janë mbaruar gjithashtu kunjat dhe shufrat e përdorura për të stabilizuar frakturat në lëndimet traumatike.
“Për shkak të vonesës në dërgimin e pacientëve në sallat e operacionit, të cilat janë plotësisht të mbingarkuara, ne po fillojmë të shohim pacientë me plagë të infektuara. Një nga këto infeksione quhet pseudomonas. Është një infeksion bakterial. Ka shumë trajtime për të. Por, një nga trajtimet e vjetra për të është uthulla. Meqenëse na kanë mbaruar të gjitha trajtimet e tjera, dola dhe bleva disa shishe uthull për t’i trajtuar këta pacientë ndërsa ne i çojmë në sallën e operacionit”, tha ai.