Mes Hakimi e Abouk, ndërhyn Giulia, gruaja e Sensi: “Gropos paratë e flisni për dinakëri?”

Burrat e tyre kanë luajtur për Interin në të kaluarën. Giulia Amodio, gruaja e Stefano Sensi – mesfushori i huazuar nga zikaltrit te Monza – u pozicionua në favor të Hiba Abouk, tashmë ish-gruaja e Hakimi. Marokeni tani luan për PSG, por ishte një lojtar i Inter e për këtë njihet mirë me çiftin Sensi.

Aktorja bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, mbrojtësi i krahut të klubit parisien. Vendimi i Abouk erdhi edhe më herët se të shfaqeshin akuzat për përdhunim ndaj marokenit nga një grua e re. Çështja u kthye në qendër të vëmendjes, pasi së fundmi u bë e ditur se në kërkesën e divorcit ajo kërkoi gjysmën e pasurisë nga futbollisti. E për habinë e saj ajo kishte gjetur gjithçka në emër të nënës së tij.

Në këto orë, ka folur për lajmin faqja e gossip dhe spektaklit, Ëhoopse. Ata e kanë cilësuar një “dinakëri, që nëse konfirmohej, sigurisht që nuk do t’i pëlqente Hiba Abouk”. Referenca është e qartë se lidhet me vendimin e futbollistit për t’i vënë pasuritë në emër të nënës së tij.

 

Në këto fjalë u përqendrua komenti i Giulia Amodio, bashkëshortes së Sensit, e cila mbrojti me vendosmëri Hiba Abouk: “Sa e turpshme të shohësh kaq shumë injorancë… Një grua vuan një tradhti për një tjetër pak pasi ka sjellë në jetë një fëmijë. Për më tepër e pason një përdhunim dhe ju po duartrokisni dinakërinë e tij në fshehjen e parave për të mos i dhënë asnjë euro? Ky është komenti drejtuar faqes në Instagram, që fliste për rastin.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top