Mes aludimeve për divorc, JLo nderon Affleck për Ditën e Babait

Jennifer Lopez ka uruar së fundmi Ben Affleck për Ditën e Babait.

Të dielën, aktorja e Atlas shkroi në Instagram Story për të nderuar bashkëshortin e sajj. Lopez ndau një foto të Affleck nga filmi i tij në Pearl Harbor që e tregon atë në sediljen e pilotit. Mbi foto, këngëtarja e “On the Floor” shkroi: “Heroi ynë. Gëzuar ditën e babait”.

Ndërsa këngëtarja dhe aktori fitues i Oskarit, 51 vjeç, nuk kanë fëmijë së bashku, Affleck është babai i tre fëmijëve, Violet, 18, Seraphina, 15 dhe Samuel, 12, të cilët i ndan me ish-bashkëshorten Jennifer Garner. Nga ana e saj, Lopez është nëna e binjakëve 16-vjeçarë, Emme dhe Max, të cilët i ndan me ish-bashkëshortin e saj, Marc Anthony.

Nderimi i fundit i J.Lo vjen pas aludimeve se ajo dhe Ben i kanë dhënë fund martesës. Në fillim të këtij muaji, burimi i tha ET, “Jen dhe Ben kanë jetuar jetë të ndara, por ende nuk janë ndarë zyrtarisht. Në këtë pikë, ata thjesht po bëjnë gjërat e tyre. Ata hynë në marrëdhënien e tyre shumë optimistë dhe menduan se gjërat mund të ndryshonin.”

Burimi vazhdoi, “Jen është duke parë për një shtëpi të re. Ajo ka patur mbështetjen e mamasë, motrave dhe fëmijëve të saj gjatë kësaj periudhe tranzicioni.”

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top