Merz: Synimi im, bashkëpunimi i ngushtë mes të gjitha shteteve të pranishme në Samit

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha sot nga Tirana se është i lumtur që ndodhet për herë të parë këtu, me rastin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Merz tha para mediave se synimi i tij është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së që marrin pjesë në këtë samit.

“Jam i kënaqur që ndodhem këtu për këtë takim të rëndësishëm. Pres të zhvilloj takime me shumë liderë evropianë dhe të thellojmë më tej bashkëpunimin mes vendeve tona. Synimi im është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së që marrin pjesë në këtë samit,” u shpreh Merz në një prononcim për mediat.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top