Merret sot vendimi i Apelit në Hagë për ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa

Jepet sot vendimi i Apelit në Hagë për ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa. Ky i fundit është dënuar me 26 vite burgim për krime lufte. Kjo është bërë e ditur përmes një vendimi të nxjerrë nga trupi gjykues i Apelit me në krye Michele Picard, më 27 nëntor 2023, për caktimin e datës së shpalljes së vendimit për çështjen gjyqësore ndaj Mustafës.

Aty thuhet se vendimi në këtë rast gjyqësor do të mbahet në seancë publike, duke filluar nga ora 9:30. Gjykatësi i Procedurës Paraprake konfirmoi Aktakuzën kundër Salih Mustafës më 12 qershor 2020. Mustafa ishte arrestuar dhe u transferuar në njësinë e paraburgimit të dhomave të specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.

Më 7 maj 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues. Gjykimi filloi më 15 shtator 2021. Deklaratat përmbyllëse u bënë në periudhën 13-15 shtator 2022. Aktgjykimi u shpall më 16 dhjetor 2022. Trupi gjykues e shpalli të akuzuarin fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim. Trupi gjykues e shpalli Mustafa të pafajshëm për krimin e trajtimit mizor.

Shqiptimi i urdhrit për zhdëmtimin e viktimave u bë më 6 prill 2023. Trupi gjykues urdhëroi Mustafën të paguajë një shumë të gjithsejtë prej 207.000 euro si kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj viktimave. Më 2 shkurt 2023, Mbrojtja dorëzoi njoftimin për apel kundër Aktgjykimit. Në vijim, kryetarja caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit të përbërë nga gjykatësit Mishele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen. Seanca e apelit u mbajt më 26 dhe 27 tetor 2023.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top