Pas muajsh spekulimesh për një lidhje romantike, raportet e fundit tregojnë se Jennifer Lopez dhe Brett Goldstein nuk janë më bashkë.
Sipas burimeve të afërta me çiftin, dyshja, të cilët luajnë së bashku në filmin e ri të Netflix “Office Romance”, krijuan një afërsi të veçantë gjatë xhirimeve dhe kaluan kohë së bashku edhe jashtë setit. Megjithatë, marrëdhënia e tyre nuk zgjati për shumë kohë.
“Kimia mes tyre ishte e dukshme dhe të gjithë e vunë re afërsinë që kishin. Por me kalimin e kohës, marrëdhënia humbi vrullin dhe të dy vendosën të mbeten miq”, tha burimi.
Lopez dhe Goldstein thuhet se nisën të frekuentoheshin pas përfundimit të xhirimeve të filmit, por pa e bërë publike lidhjen e tyre. Pavarësisht ndarjes, burimet theksojnë se mes tyre nuk ka tensione apo konflikte.
“Nuk ka asnjë hatërmbetje. Ata vazhdojnë të kenë respekt dhe miqësi për njëri-tjetrin, por lidhja ka marrë fund”, shtoi burimi.
Së fundmi, Jennifer Lopez mohoi publikisht thashethemet për një lidhje me aktorin gjatë një interviste televizive, duke theksuar se shpeshherë mediat krijojnë histori romantike sa herë që ajo bashkëpunon me dikë në ekran.
Filmi “Office Romance”, ku Lopez dhe Goldstein interpretojnë rolet kryesore, pritet të publikohet më 5 qershor në Netflix.