Merkel shumë e shqetësuar me rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel, e cila në libin e saj të memoareve ka shprehur shqetësime për rendin demokratik perëndimor me Donald Trump si president të SHBA-së, ka shprehur gjithashtu shqetësime të thella për rolin e jashtëzakonshëm që do të luajë Elon Musk në administratën e Trump, transmeton Gazeta Metro.

Ish-kancelarja gjermane, e cila gjatë mandatit të parë të Trumpit mori nga disa analistë titullin “udhëheqëse e botës së lirë”, cilësim zakonisht i rezervuar për presidentët e SHBA-së, tha se 16 vjet në pushtet e kanë mësuar atë se interesat biznesore dhe ato politike duhet të mbahen në një balancë të kujdesshme.

Kur u pyet nga revista Der Spiegel në një intervistë nëse sfida që paraqet Trump është rritur që nga koha kur ai u zgjodh për herë të parë në vitin 2016, Merkel u përgjigj: “Tani ka një aleancë të dukshme mes tij dhe kompanive të mëdha nga Silicon Valley, të cilat kanë fuqi të jashtëzakonshme përmes kapitalit.”

Musk, i cili këshillon Trumpin në mandatin e tij të dytë, është ngarkuar nga presidenti i zgjedhur me udhëheqjen e një departamenti të ri për efikasitetin e qeverisë së bashku me Vivek Ramaswamy. Merkel tha se angazhimet financiare të kreut të SpaceX dhe Tesla e bëjnë një emërim të tillë jashtëzakonisht problematik.

“Nëse një person si ai është pronar i 60% të satelitëve që janë në hapësirë, atëherë kjo duhet të jetë një shqetësim i madh për ne, së bashku me çështjet politike,” tha ajo. “Politika duhet të përcaktojë balancën shoqërore mes të fuqishmëve dhe qytetarëve të zakonshëm.”

Ajo theksoi se gjatë krizës financiare të vitit 2007-2008, gjatë mandatit të saj të parë si kancelare e Gjermanisë, “sfera politike ishte autoriteti përfundimtar që mund të rregullonte gjërat” me masa si shpëtimi i bankave të shoqëruar me rregullime të reja.

“Dhe nëse ky autoritet përfundimtar është shumë i influencuar nga kompanitë, qoftë përmes fuqisë kapitale ose aftësive teknologjike, atëherë kjo është një sfidë e paprecedentë për të gjithë ne,” tha Merkel, libri i së cilës prej më shumë se 700 faqeve do të publikohet të martën.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top