Menino, mesfushori brazilian që provoi dietën e CR7: “U zëvendësova pas 5 minutash”

Asnjëherë nuk duhet të përpiqeni të imitoni Cristiano Ronaldo, në asnjë fushë të jetës, veçanërisht në sport. Mesfushori i Palmeiras, Gabriel Menino e mësoi këtë në mënyrën e vështirë. Ai pati idenë e shkëlqyer për të ndjekur dietën strikte të CR7 për të përmirësuar performancën e tij sportive. Rezultati? “I tmerrshëm”, siç u shpreh ai vetë për kanalet zyrtare të Verdao.

Të gjithë e dinë se sa obsesiv është Cristiano Ronaldo në kujdesin për trupin dhe formën fizike. Përveç stërvitjeve dhe seancave të pafundme në palestër, portugezi i kushton shumë rëndësi edhe të ngrënit. CR7 ndjek një dietë të ashpër dhe të përsëritur, e cila edhe pse e privon nga një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës, e ka “mbajtur” në formë perfekte. Ndoshta edhe ky është shkaku që ai luan në nivele shumë të larta gati 40 vjeç. E duke parë rezultatet e marra nga sulmuesi i Al Nassr, ka nga ata që u përpoqën të ndiqnin hapat e tij. Të paktën në tavolinë. Ky është rasti i brazilianit Gabriel Menino, mesfushori i lindur në vitin 2000 nga Palmeiras, që vendosi të nisë dietën CR7.

“MENDOVA SE DO VDISJA…”

Këto janë fjalët e brazilianit për kanalet zyrtare të Palmeiras: “Në atë kohë isha nën peshë, por doja të ndryshoja. Kështu që fola me një nutricionist në ekip dhe i thashë se do të doja të ndiqja dietën CR7. Doja ta imitoja me çdo kusht, edhe për të ngjitur hierarkitë e trajnerit. Dieta përbëhej nga një vezë për mëngjes, peshk dhe sallatë për drekë dhe darkë e një vakt i vogël pasdite. Të gjitha të shoqëruara me suplemente specifike”.

Një ide që nuk rezultoi aq e saktë: “Kur luajta ndeshjen e parë pasi kisha ngrënë në këtë mënyrë, ndjeva se nuk kisha forcë. Vetëm po bëja nxemjen dhe gjithçka që mund të mendoja ishte se do të vdisja. Pas vetëm pesë minutash nga fillimi i ndeshjes nuk munda të vrapoja më dhe u zëvendësova”. Morali është vetëm një: mos imitoni kurrë CR7, as në tavolinë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top