Meloni sot në Shqipëri, e shoqëruar nga Rama viziton kampet e pritjes së emigrantëve

Kryeministrja e Italisë, Girogia Meloni do të vizitojë ditën e sotme vendin tonë. Fokusi i vizitës së Melonit do të jetë kampi i refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër, ku pritet të strehohen qindra emigrantë, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë.

Mësohet se Meloni do të bëjë nga afër një inspektim te punimeve në këto kampe. Raportohet se Meloni e shoqëruar nga homologu i saj Edi Rama, do të jenë në Lezhë në orën 11:15 për të vizituar dy kampet, dhe më pas në orën 12:00 do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

AXHENDA:

Ditën e sotme(Datë 05 Qershor), Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Shqipëri në zonën e Gjadërit, Lezhë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të vizitojnë zonën e Gjadërit që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit në orën 11:15.

Në orën 12:00 Rama-Meloni do të zhvillojnë konferencë për shtyp.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top