Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar se nuk ka elementët e nevojshëm për të marrë një qëndrim të qartë mbi sulmin e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit. Në një intervistë në emisionin televiziv Fuori dal coro, Meloni tha se pothuajse askush në Evropë nuk ka informacion të mjaftueshëm për të dhënë një gjykim kategorik mbi situatën.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Kryeministrja kështu konfirmoi qëndrimin e qeverisë, duke vendosur të mos mbajur anë. Megjithatë, Meloni thotë se pajtohet me deklaratat e tij, duke theksuar se duhet të merremi me një situatë në të cilën rregullat e së drejtës ndërkombëtare janë shkelur objektivisht.
“Sepse unë objektivisht nuk kam elementët e nevojshëm , siç pothuajse askush në Evropë nuk i ka, në fakt askush, për të marrë një qëndrim kategorik nga kjo pikëpamje. Për momentin nuk ka alarme të veçanta për sigurinë, por për arsye parandaluese jemi maksimalisht të mobilizuar. Jemi të vendosur të luftojmë spekulimin. Përfitoj nga rasti të përsëris se u këshilloj të gjithëve kujdes, sepse nuk e përjashtoj që, nëse do të kemi prova për sjellje spekulative, të rrisim edhe taksat për kompanitë përgjegjëse dhe t’i përdorim ato para për të ulur faturat, veçanërisht ato të energjisë.Unë nuk mendoj se këto rregulla janë shkelur vetëm me këtë episod, sepse ka shumë precedentë, por sigurisht që tabloja është shumë kaotike.”, u shpreh ajo.