Meloni ka një kusht për njohjen e Palestinës

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi të martën se Italia do të ishte e gatshme të njohë një shtet palestinez, por vetëm nëse lirohen të gjithë pengjet izraelite dhe nëse Hamas përjashtohet nga çdo rol qeverisës.

Duke folur nga Nju Jorku, ku ndodhet për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Meloni theksoi se presioni ndërkombëtar duhet të ushtrohet mbi Hamasin dhe jo mbi Izraelin, pasi – sipas saj – Hamas e nisi luftën dhe është ai që po pengon përfundimin e saj duke refuzuar të lirojë pengjet.

Deklarata e Melonit vjen në një kohë kur disa vende europiane, përfshirë Spanjën, Irlandën dhe Norvegjinë, kanë ndërmarrë hapa drejt njohjes së shtetit palestinez, duke shkaktuar debate në nivel ndërkombëtar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top