Meloni: Jemi më pranë njohjes së shtetit të Palestinës

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se njohja e mundshme e Shtetit të Palestinës nga Italia është një hap më pranë nëse plani aktual për zgjidhjen e konfliktit zbatohet me sukses.

“E kam të qartë se, nëse plani zbatohet, njohja e Palestinës nga Italia me siguri do të jetë më afër”, u shpreh Meloni gjatë samitit për Gazën, i mbajtur në Egjipt.

Ajo theksoi se qëllimi i saj është krijimi i një Shteti të Palestinës, por njohja do të ndodhë vetëm pasi të jenë përmbushur kushtet e përcaktuara më parë nga Parlamenti italian.

“Synoj të kem një Shtet të Palestinës dhe, për rrjedhojë, njohjen e Shtetit të Palestinës – kur të përmbushen kushtet që janë vendosur edhe nga Parlamenti, sigurisht”, tha ajo.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top