Meloni i jep nënshtetësinë italiane presidentit të Argjentinës

Qeveria “Meloni” i ka dhënë nënshtetësinë presidentit të Argjentinës, Javier Milei, për shkak të rrënjëve të tij familjare italiane, duke shkaktuar zemërim në mesin e politikanëve të opozitës. Kjo situatë shkaktoi shumë polemika nga disa politikanë dhe në rrjetet sociale nga njerëzit që protestonin për dhënien e shtetësisë Milei-t kur është e vështirë të merret për fëmijët e lindur në Itali nga prindër emigrantë.

Ligjet e shtetësisë italiane bazohen në lidhjet e gjakut, që do të thotë se edhe pasardhësit e largët të një shtetasi italian mund të marrin një pasaportë italiane.

Riccardo Magi, një ligjvënës nga partia e vogël opozitare +Europa, tha se dhënia e shtetësisë Milei-t ishte një akt i “diskriminimit të patolerueshëm ndaj kaq shumë të rinjve që do ta marrin atë vetëm pas shumë vitesh”.

Milei ndodhet në Romë për të takuar kryeministren italiane, Giorgia Meloni dhe për të marrë pjesë në festivalin vjetor të partisë së saj që organizohet ditën e sotme. Milei dhe Meloni u takuan në Buenos Aires muajin e kaluar, lideri argjentinas i dha mysafires së tij italiane një statujë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top