Meksika ëndërron me Jimenez e Quiñones: mposht Ekuadorin dhe tani bën tifo për Kongon

Meksika siguroi kualifikimin në 1/8-at e finaleve të Botërorit 2026, duke mposhtur Ekuadorin me rezultatin 2-0. Përpara tifozëve të saj, skuadra meksikane e mbylli ndeshjen që në pjesën e parë falë golave të Quiñones në minutën e 22-të dhe Jimenez në të 31-ën. Ekuadori mbeti me dhjetë lojtarë në minutat shtesë, pasi Hincapié u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri për shkak se foli duke mbuluar gojën me dorë. Tani Meksika pret fituesen e sfidës mes Anglisë dhe Republikës Demokratike të Kongos.

Ndeshja nisi me 30 minuta vonesë për shkak të një stuhie me shkarkesa elektrike. Moti i keq pranë stadiumit në Mexico City detyroi tifozët të strehoheshin brenda impiantit, pengoi zhvillimin e nxehjes së skuadrave dhe detyroi gazetarët të largoheshin nga zona e fushës deri në njoftimin e radhës. Protokolli i sigurisë parashikon që pezullimi 30-minutësh të rinovohet automatikisht nëse regjistrohen rrufe brenda një rrezeje prej 16 kilometrash nga stadiumi.

Mesazh nga presidentja e Meksikës

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, iu bashkua festimeve pas fitores 2-0 ndaj Ekuadorit. Përmes një postimi në rrjetin social X, ajo vlerësoi paraqitjen e kombëtares, duke theksuar rëndësinë e këtij suksesi për të gjithë vendin.

“Luajtën me zemër, me shpirt dhe me krenari. Sot Kombëtarja jonë na dhuroi një gëzim të paharrueshëm dhe tregoi se nuk duhet të ndalojmë kurrë së besuari te Meksika”, shkroi presidentja. Sheinbaum falënderoi futbollistët që mbrojtën me pasion ngjyrat kombëtare dhe bashkuan të gjithë vendin në festë, duke e mbyllur mesazhin me thirrjen: “Le të vazhdojë të jehojë fort britma e golit! Rroftë Meksika!”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top