Ashtu si shumica e çifteve edhe Princ Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle me sa duket kanë pseudonime private për njëri-tjetrin, që i përdorin pas dyerve të mbyllura.
Por ndonjëherë padashur ndodh që këto pseudonime të zbulohen edhe për të tjerët, siç ka vepruar Meghan, duke e bërë të ndjehet i tallur Princ Harry-n nga miqtë e tij të ngushtë që e dëgjuan.
Kjo ndodhi kur Harry mori pjesë në “Late Late Show” me moderatorin James Corden, në LA. Gjatë show-t moderatori në një video-call lidhet me Meghan dhe kur kjo e fundit shikon Harryn në sfond, pyet: “Haz, si po shkon turneu në LA?”
Më vonë James, një shok i Harrit, u tall me të: “Haz! Nuk e dija që të thërrisnin Haz!”, për të cilën Harry u përgjigj: “Epo ti nuk je gruaja ime që ta dish”.