Meghan Markle rikthehet në aktrim pas tetë vitesh

Meghan Markle është gati të rikthehet në botën e aktrimit, tetë vjet pasi i dha fund karrierës së saj në Hollywood.

Sipas “The Sun”, Dukesha e Sussex-it do t’i bashkohet kastit të filmit të ri “Close Personal Friends”, ku luajnë edhe Jack Quaid, Lily Collins dhe Brie Larson.

Burime nga produksioni i Amazon MGM Studios kanë zbuluar se Meghan do të interpretojë veten e saj në film, i cili tregon historinë e dy çifteve – njëri i famshëm dhe tjetri jo. Ajo është parë në xhirime në Pasadena, Los Angeles, duke shënuar kështu rikthimin e saj të shumëpërfolur në ekran.

“Ky është një moment i madh për Meghan dhe shënon rikthimin në atë që ajo e do më shumë,” – tha një burim për “The Sun”. “Ajo ka marrë shumë oferta, por për të ky ishte projekti i duhur.”

Sipas të njëjtit burim, kjo është mënyra e saj për të “provuar përsëri ndjesinë e të qenit në set” pas kaq vitesh larg kamerave.

Ndërkohë, Princi Harry raportohet se është plotësisht mbështetës ndaj vendimit të bashkëshortes së tij.

“Harry e mbështet plotësisht. Ai thjesht do që Meghan të bëjë atë që e bën të lumtur,” – tha burimi.

Meghan, 44 vjeç, u largua nga seriali “Suits” në vitin 2017, pak para fejesës me Princin Harry. Në atë kohë, ajo tha se ishte “gati për një kapitull të ri” në jetën e saj.

“E ndjej se e kam mbyllur këtë kapitull me dinjitet dhe krenari,” – kishte deklaruar ajo, “tani është koha të punoj me Harry-n si një skuadër.”

Aktorja e cila u bë dukeshë, u shfaq për herë të fundit në “Suits” në prillin e vitit 2018, vetëm një muaj para dasmës mbretërore. Pas largimit nga jeta mbretërore në vitin 2020, Meghan dhe Harry u vendosën në Kaliforni, ku po rrisin djalin Princ Archie (6 vjeç) dhe vajzën Princeshë Lilibet (4 vjeçe).

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top