Meghan Markle flet për përvojën me bullizmin

Meghan Markle ka folur për përvojën e saj me bullizmin në pallatin mbretëror, si dhe për mendimet vetëvrasëse që ka pasur në të shkuarën.

Gjatë promovimit të platformës së re “The Parents’ Network” (për mbështetjen në mënyrë direkte ose virtuale të prindërve që kanë humbur fëmijët), ajo rrëfeu eksperiencën e hidhur.

“Kur kalon në një nivel dhimbjeje ose traume, besoj se një pjesë e procesit, është që të jesh e hapur për përvojën”, u shpreh ajo në intervistën e “CBS Sunday Morning”.

Ajo shtoi se do të donte që askush të ndihej si u ndje ajo. “Nuk do të doja kurrë që dikush të bënte ato plane. Dhe nuk do të doja kurrë që të mos besoheshin”, u shpreh ajo referuar mendimet vetëvrasëse.

“Pra, nëse unë shpreh atë që kam kapërcyer do të shpëtojë dikë, ose do të inkurajojë dikë në jetën e tij që vërtet ta kontrollojë atë atëherë ia vlen.”

Në një intervistë të vitit 2021 me Oprah Winfrey, Markle, zbuloi se kishte mendime vetëvrasëse ndërsa ishte shtatzënë me djalin Archie për shkak të presionit të përballjes me jetën si mbretërore dhe trajtimit të saj nga mediat britanike.

“Unë thjesht nuk doja të isha më gjallë,” tha ajo në atë kohë. Aktorja e “Suits” shtoi se ajo “thjesht nuk pa një zgjidhje” për bollëkun e raporteve negative rreth saj. “Ulesha natën dhe isha sikur ‘nuk e kuptoj se si po shpërndahet e gjithë kjo”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top