Meghan dhe Harry, të acaruar me familjen mbretërore pas incidentit

Pasi Meghan Markle dhe Princi Harry pretenduan se ishin në një ndjekje dy-orëshe “afërsisht katastrofike” me makinë, çifti nuk ka pasur asnjë kontakt me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.

Sipas Telegraph, dyshja janë të frustruar nga mungesa e komentit ose pranimit të incidentit nga Buckingham Palace. “NYPD ndihmoi ekipin privat të sigurisë që mbronte Dukën dhe Dukeshën e Sussex. Kishte shumë fotografë që e bënë transportin e tyre sfidues,” thuhej në një deklaratë të lëshuar për People nga NYPD. “Duka dhe Dukesha e Sussex mbërritën në destinacionin e tyre dhe nuk pati asnjë përplasje të raportuar, thirrje, lëndime ose arrestime në lidhje me këtë.”

Anëtarët e familjes mbretërore kryen angazhimet e tyre zyrtare siç ishte planifikuar me Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla në Covent Garden, ndërsa Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ishte e pranishme në Qendrën Anna Freud në Londër për të vazhduar mbështetjen e saj për Javën e Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor.

Pas akuzave të bëra nga Harry dhe Meghan, dyshja kërkuan që çdo foto e bërë gjatë ‘ndjekjes me makinë’ t’i dorëzohej çiftit. “Ne kërkojmë që Backgrid [agjencia e fotografive] të na ofrojë menjëherë kopjet e të gjitha fotove, videove dhe/ose filmave të marra mbrëmë nga fotografët e pavarur pasi çifti u largua nga eventi i tyre dhe gjatë disa orëve në vijim,” thuhej në një letër nga avokatët.

Megjithatë, kjo solli një përgjigje tallëse nga Backgrid: “Në Amerikë, siç jam i sigurt që e dini, prona i përket pronarit të saj: palët e treta nuk mund të kërkojnë thjesht t’u jepet, siç mund të bëjnë Kings,” u përgjigj ekipi ligjor i Backgrid.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top