Megan Fox rrëfen periudhën e errët gjatë ‘Jennifer’s Body’

Megan Fox ka folur hapur për vështirësitë që përjetoi gjatë xhirimeve të filmit “Jennifer’s Body” (2009), duke treguar se pas suksesit të madh me “Transformers”, ajo po kalonte një periudhë të rëndë emocionale.

Në një shfaqje speciale të filmit në Los Angeles, më 25 tetor, Fox, 39 vjeçe, u ndal te gjendja e saj mendore në atë kohë dhe mënyra si fama dhe trajtimi nga mediat e kishin ndikuar thellë.

“Nuk di nëse do t’i jepja ndonjë këshillë vetes sime të asaj kohe,” – tha Fox. – “Isha shumë e humbur, plot zemërim ndaj mënyrës si isha trajtuar në industri dhe me gjithë presionin që vinte nga fama.”

Aktorja kujtoi edhe një moment të vështirë gjatë premierës së filmit në vitin 2009:

“Paparacët ishin të pamëshirshëm. Njëri më bërtiti: ‘Megan, pse je kaq e keqe?’ ndërsa tjetri më tha: ‘A mendon se je e mbivlerësuar? Interneti kështu thotë’. Dhe unë po përpiqesha vetëm të bëja punën time,” – rrëfeu ajo.

Fox shtoi se të gjitha ato emocione negative u shndërruan në energji që ajo i kanalizoi te personazhi i saj, Jennifer Check — një vajzë e re që përjeton një transformim të mbinatyrshëm pas një sakrifice brutale.

“Ishte çliruese për mua. Mund të isha e ‘çmendur’ në set, dhe kjo më ndihmoi të shërohesha,” – tha ajo. – “Jennifer ishte një pasqyrë e shumë ndjenjave të mia në atë kohë.”

Fox pranoi se u identifikua me rolin e Jennifer-it sepse ndjente se edhe vetë ishte “flijuar për përfitimet e të tjerëve” në fillim të karrierës.

“E ndjeja sikur isha ajo vajza e re që u sakrifikua për suksesin e të tjerëve,” – shpjegoi ajo. – “Ky film më lejoi të përqafoj anën time të errët femërore që zakonisht nuk pranohet.”

Megjithëse filmi nuk pati sukses të madh në fillim, “Jennifer’s Body” është kthyer në një film kult, i vlerësuar për mënyrën si trajton temat e feminitetit, fuqisë dhe hakmarrjes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top