Mega Jackpot: Burri në Florida fiton 1.5 miliard dollarë në llotari

Jackpoti më i madh në historinë e kompanisë Mega Millions me vlerë rreth 1.5 miliardë dollarë është fitur të martën mbrëma në Floridë.
Numrat fitues ishin 13, 19, 20, 32, 33 dhe kryesori ishte 14.

Tiketa fituese mund të zgjedhë të marrë 1.5 miliardë dollarë të paguara me pagesa të ndara apo 783 milion në tërësi. Ky çmim ishte më i larti në historinë e Mega Millions duke mposhtur atë të vitit 2018 me shumë gjithashtu përmbi 1 miliard dollarë.

Tiketa miliardëshe është blerë në një supermarket të Publix në plazhin Neptune të Publix, raporton Neë York Post.

Ky jackpot ishte i treti më i larti në historinë e lotarive. Çmimi i Powerball në vitin e kaluar ishte rreth 2.4 miliard dollarë dhe është më i larti ndonjëherë.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top