Mediu flet me ton të ashpër pas seancës në GJKKO

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është zhvilluar sot seanca e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me tragjedinë e Gërdecit të 15 marsit 2008.

Pas seancës Mediu foli për gazetarët ku përsëriti edhe një herë se si ministër nuk ka pasur përgjegjësi për kalibrat, por gjithnjë merret parasysh mendimi i shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë që është këshilltar edhe i kryeministrit dhe presidentit.

Most iPhone Owners Don’t Kno
Mediu tha se “as në shtetet diktaturiale nuk pyetet ministri për kalibre armësh dhe jo më në vendet e NATO-s”.

“Një ministër nuk mund të japë mendim për kalibrat. Mendimi vjen i firmosur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, këshilltari i lartë ushtarak edhe i kryeministrit dhe presidentit. Ministri nuk mund të ketë autoritet për ta pyetur. Nuk do ishte korrekte dhe nuk do kishte mundësi ta bëjë. Nuk mund të vërë në mëdyshje akte që janë programi si demontimi apo praktika të mbrojtjes si anëtarësimi i Shqipërisë në NATO”, tha Mediu.

Ish-ministri Fatmir Mediu po përballet në GJKKO me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, për shpërthimin e fabrikës së demontimit në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top