Mediat italiane: Zhegrova refuzoi klubin francez, po pret Juven

Edon Zhegrova, sulmuesi kosovar i Lille-it, ka vendosur të refuzojë ofertën e Marselës dhe të qëndrojë i fokusuar tek e ardhmja e tij, ndërsa Juventus duket gati të përshpejtojë bisedimet me klubin francez për të realizuar një transferim të madh për krahun sulmues.

Zhegrova ka tërhequr vëmendjen e të gjithë drejtuesve të Juventusit, të cilët e shohin operacionin si shumë të favorshëm për raportin cilësi-çmim, sipas Tuttosport.

Trajneri Igor Tudor gjithashtu e vlerëson talentin e tij dhe aftësinë për të luajtur në role të ndryshme.

I lindur në 1999, Edon mund të veprojë si krah i djathtë apo i majtë sulmues, si edhe si trequartista pas një sulmuesi qendror. Ai mund të luajë gjithashtu si e dyta sulmuese në raste emergjente, duke e bërë atë një lojtar shumë fleksibël dhe të vlefshëm për skemat taktike të Tudor-it.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top