Mediat italiane: Ivanka Trump po ble ishullin shqiptar për 1 miliard dollarë

Mediat italiane kanë rikthyer vëmendjen këtë të shtynë te një i para disa kohëve i britanikes “The Guardian” se Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump do të shpenzojnë mbi 1 miliard dollarë për të blerë Sazanin.

“Il Messaggiero” shkruan se ishulli, një ish-bazë ushtarake, është një zonë e mbrojtur dhe pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. Që nga viti 2015, ai ka qenë i hapur për vizitorët, duke ruajtur ende një pjesë si zonë ushtarake. Më parë, ishte një zonë e izoluar e përdorur për stërvitje dhe operacione ushtarake, dhe gjatë regjimit komunist, ishte një bazë ushtarake e plotë, e kompletuar me mbetje bunkerësh dhe tunelesh.

Çifti e kishte pasur prej kohësh Sazanin në sy, por negociatat me kompaninë Affinity u zhvilluan pa dijeninë e banorëve dhe parlamentarëve. Të paktën derisa të arrihej marrëveshja prej 1.4 miliardë dollarësh dhe të publikohej lajmi. Sfida e vërtetë do të jetë pastrimi i zonës nga minat e pashpërthyera. Grupi Affinity thuhet se po e sheh edhe Serbinë, me shndërrimin e ish-selisë së Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd në një hotel luksoz.

Ideja është që zona të transformohet në një vendpushim luksoz, dhe megjithëse shqiptarët e kanë quajtur tashmë “Ishulli Trump”, kritikat kanë mbërritur shpejt nga grupet mjedisore dhe anëtarët e komunitetit shkencor, të shqetësuar për pasojat e projektit. Gjatë një podkasti, Presidenti Trump kishte komentuar pozitivisht për iniciativën: “Do të jetë e jashtëzakonshme”. Sfida e vërtetë do të jetë pastrimi i zonës dhe siguria e saj për vizitorët e ardhshëm.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top