Mediat italiane: Çfarë i kërkoi Meloni-Trumpit në takimin disa orësh

Giorgia Meloni ka takuar Donald Trump, presidentin e zgjedhur të SHBA në rezidencën e tij në Mar a Lago, në Florida në orët e pasdites së 4 janarit. Mediat kanë publikuar edhe pamjet e para nga takimi i dy udhëheqësve.

Qëndrimi i kryeministres në rezidencën e manjatit zgjati disa orë, raporton La Repubblica.

Vizita kaq e shpejtë e Melonit për të takuar Donald Trump ka një synim, për ta bërë kryeministren pikë referimi në Europë, për administratën e re të republikanit.

Në diskutimet mes dy liderëve konservatorë ka zënë vend edhe rasti Sala, gazetarja italiane e arrestuar në Teheran nga regjimi iranian, por edhe çështje me karakter gjeopolitik dhe me interes të SHBA-së e Europës.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top