Mediat e Kosovës: Lirohen tre policët që u rrëmbyen dje në veri

Sipas mediave të Kosovës janë liruar tre policët e Kosovës, të cilën ishin kidnapuar dje nga policia e Serbisë në territorin e Kosovës.

Njeri familjar i njërit nga policët e arrestuar e ka konfirmuar këtë informacion për gazetës Nacionale.

“Sapo janë liruar nga Gjykata Kushumlisë dhe janë duke ardhur në Kosovë”, ka thënë ai.

Policët ishin kidnapuar në fshatin Bare, në kufi me Serbinë. Serbia në anën tjetër kishte ngritur pretendime tjera duke thënë se ata ishin arrestuar në brendi të territorit të saj.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se ky veprim i Serbisë ishte bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e Millun Millenkoviq Llunes.

Nacionale ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por të cilët thanë se nuk kishin informacione për lirimin e policëve.

KFOR-i në anën tjetër vazhdon të qëndrojë i heshtur për gjithë këtë ngjarje, ashtu si edhe faktorët tjerë ndërkombëtarë.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top