Gazeta spanjolle “Marca” ka sugjeruar, se Vinicius Junior do të fitojë Topin e Artë këtë vit, një trofe që do të jepet më 28 tetor në Paris.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Pasi Luka Modric dhe Karim Benzema thyen dominimin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit si dy lojtarët e vetëm që fituan Topin e Artë që nga viti 2008, do të jetë sërish një lojtar i Real Madridit, këtë herë brazilian, ai që do të fitojë më të rëndësishmin trofe individual në skenën botërore të futbollit.
Sipas “Marca”, Vinicius Junior ka mposhtur konkurrencën e bashkëlojtarëve të Real Madridit, Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Dani Carvajal, si dhe Rodri, mesfushori i Manchester Cityt.
Në listën përfundimtare prej 30 lojtarësh janë edhe lojtarët portugez Vitinha (PSG) dhe Ruben Dias (Manchester City).