Media pranë Brukselit: Kurti e Vuçiç mund të takohen sot në Paris

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç qëndrojnë sot në Paris për Forumin e Paqes me rastin e Ditës së Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

Edicioni i gjashtë dyditor i këtij forumi mund të kthehet në shansin për një përballje të drejtpërdrejtë mes dy liderëve, por për këtë nuk dihet ende asgjë me saktësi.

Euroactive raporton se një takim i tillë i mundshëm do të ishte mundësi për diskutimin e propozimit perëndimor për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërmjetësi i takimit mund të jetë presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili do të ketë një bisedë kokë më kokë me Vuçiç. Plani franko-gjerman i kërkon Kosovës themelimin e Asociacionit ndërsa Serbia duhet të bëjë njohjen de facto.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top