Media greke: Athina heq dorë nga vetoja kundër Shqipërisë

Athina zyrtare duket se ka hequr dorë nga vetoja që bllokonte çeljen e kapitujve të tjerë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Qeveria greke ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet BE-së dhe Tiranës bazuar në projekt-marrëveshjet specifike me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor”, shkruan media greke “Antinews” në një artikull të publikuar ditën e sotme.

“Diskutimet e brendshme mes organeve bashkë-kompetente të BE-së, kishin nisur që në janar të këtij viti, por pak ditë më parë u propozuan draftet specifike të një marrëveshjeje me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor“, thuhet në artikull.

Sipas gazetës shkak është përfshija e Shqipërinë në objektivat më të gjera të “Busullës Strategjike” të BE-së, si ato të sigurisë dhe mbrojtjes.

“Qeveria greke, pavarësisht deklaratave publike të një qëndrimi të palëkundur ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mes thashethemeve për përfshirjen e kryetarit të burgosur të Bashkisë së Himarrës Fredi Beleris, në listën për kandidatët e Demokracisë së Re për PE, ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e një Marrëveshja e Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Diskutimet e brendshme të ndërlidhura, mes organeve bashkëkompetente të BE-së, kishin nisur që në janar të këtij viti, por pak ditë më parë u propozuan draftet specifike të një marrëveshjeje me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor.

Burime të besueshme theksojnë se draftet fillestare përfshijnë veçanërisht Shqipërinë në objektivat më të gjera të “Busullës Strategjike” të BE-së me miratimin e pjesëmarrjes së ardhshme të Tiranës edhe në Misionet Politike dhe Operacionet Ushtarake të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Veçanërisht i rëndësishëm është edhe suksesi i Shqipërisë në nisjen e bashkëpunimit në çështjet e mbrojtjes kibernetike dhe përballjes së kërcënimeve hibride, pasi këto janë fusha me një marrëdhënie të privilegjuar të Tiranës, deri tani, vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me fjalë të tjera, vërehet fenomeni që Uashingtoni e trajton me dyshim “Busullën Strategjike” dhe në përgjithësi autonominë strategjike të BE-së, por zoti Rama arrin të diskutojë të njëjtat çështje dhe të pranohet nga të dyja anët e Atlantikut“-shkruan artikulli.

Greqia u zotua të bllokojë aspiratat e Tiranës për në BE nëse nuk zgjidhej çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i burgosur që prej muajit maj, në Shqipëri. Sipas Greqisë po i shkeleshin të drejtat e njeriut.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top