Më shumë luan, më shumë fiton: ‘klauzola Verratti’ e PSG, përfshin edhe Skriniar

Paris Saint-Germain ka aplikuar një klauzolë të veçantë për hartimin e kontratave të fundit. Bëhet fjalë si për ato që kanë të bëjnë me rinovimet ashtu dhe ato për nënshkrimin e lojtarëve të rinj. Idea e PSG është e thjeshtë: sa më shumë luan, aq më shumë fiton. Risia, e raportuar nga Le Parisien, u inaugurua dhjetorin e kaluar nga Marco Verratti në momentin e rinovimit deri në vitin 2026. Për këtë situata do të vlejë edhe për Milan Skriniar. Mbrojtësi do të bëhet zyrtarisht një ‘parisien’ duke filluar nga 1 korriku, pas skadimit të kontratës me Interin më 30 qershor.

KONTRATA E VEÇANTË E PSG
Drejtori Sportiv Campos, i ardhur verën e kaluar, në fakt ka vendosur të aplikojë një klauzolë në marrëveshjet e reja. Ajo parashikon rritje ose ulje të pagës, në varësi të ndeshjeve të luajtura. Një risi që duhej ta bënte dhomën e zhveshjes skeptike. Sepse, në rast dëmtimi, një lojtar rrezikonte të humbiste disa ndeshje duke parë një ulje të fortë të pagës. Pas kësaj politike ka një zgjedhje ekonomike, duke pasur parasysh shpenzimet e çmendura të PSG-së në vitet e fundit. Nuk përjashtohet edhe mesazhi ndërgjegjësues për dhomat e zhveshjes. Idea është stimulimi i lojtarëve që të angazhohen më shumë për ushqimin, kujdesin për trupin dhe stërvitjen. Një sjellje e tillë bëhet pikërisht për të reduktuar dëmtimet dhe për të qenë në formë më të mirë. Kështu, më shumë ndeshje, për më shumë të ardhura.

 

Le Parisien, në shpjegimin e lajmit, raportoi raste të ndryshme që kishin ndodhur në të kaluarën te PSG. Në kohën e Tuchel kishte nga ata që ishin ankuar për stërvitje tepër intensive. Vonesat në stërvitje kanë qenë të shpeshta ndër vite. E në fund lojtarët morën më shumë liri të tilla si daljet e natës ose kthimin nga pushimet mbipeshë.

Luciano Spalletti ‘i driblon’ të gjithë: timonieri i Napolit është Trajneri i Vitit në Serie A

Uefa e nervozuar me FIGC për sanksionet “e pakta”: Nyon donte që Juventus të përjashtohej nga Europa

‘Adieu Messi’, Galtier konfirmon largimin: “Me Clermont ndeshja e fundit e tij me Psg”

Video/ Mourinho tërbim e zhgënjim: flak medaljen në tribunë pastaj ofendon arbitrin Taylor në parking

Kryeministri kroat mbështet Kosovën: Serbia të tërhiqet dhe të kërkoj falje

Video/ Sevilla, mrekullia e 7 në Europa League vjen me penallti: Mancini ‘djeg’ Romën, autogol e penallti e gabuar

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top