“Më provokoi”/ Boksieri shqiptar tregon sherrin me djalin e kriminelit serb Arkan

Boksieri shqiptar nga Kumanova Astrit Sejdi ka rrahur në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit, Veljko Raznatovic. Sejdi tha për Top Channel se serbi nisi të provokonte dhe më pas janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Ai u shpreh se është shoqëruar në rajonin e policisë në lidhje me ngjarjen dhe më pas është lënë i lirë.

“Ditën e djeshme në orën 17:00, jemi takuar rastësisht. Kishte veshur një bluzë të Putinit dhe të babait të vet dhe unë si shqiptar i mllefos, edhe ai kishte qene boksier s’e kam dit. Jemi përlesh. Për fat të mirë ka qenë një përleshje fizike shumë e rëndë ndaj atij, jemi takuar rastësisht, ai ka qenë me disa shokë, jemi balalafaquar.

Ai nisi të provokojë, ne si shqiptarë jemi gjaknxehtë. Po puthte bluzën e vet, për shqiptarët s’ka vend, s’e di në gjuhën e tyre, provokonte. Prej 5-6 vitesh, pati reagim, edhe policia e ka kuptuar se kemi konflikt me Serbinë, kam dhënë deklaratë dhe jam liru. Nuk e di nëse është shoqëru ai”, – tha ai.

Arkani (Željko Ražnatović) është një figurë e njohur ushtarake dhe kriminale serbe gjatë viteve 1990. U bë i famshëm si udhëheqës i “Tigrave të Arkanit”, një njësi paraushtarake serbe që veproi gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.

Ai u akuzua për krime lufte, përfshirë vrasje, dëbime të popullsisë dhe mizori ndaj civilëve jo-serbë. Ishte gjithashtu i përfshirë në botën e krimit të organizuar (vjedhje, grabitje bankash, kontrabandë). Arkani u vra në vitin 2000 në hotelin “InterContinental” në Beograd, në një atentat. /Marrë nga Top Channel

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top