Me presh, patate dhe lopatë me vete, Sula para Kuvendit: Vit i tmerrshëm për fermerët

Deputeti Dashnor Sula ka zgjedhur sërish sot një mënyrë të veçantë për tu paraqitur në Kuvend.

Deputeti demokrat kishte marrë me vete presh, patate, lakër dhe një lopatë, ndërsa në fjalën për mediat para hyrjes në seancë, u shpreh se ky pritet që të jetë një vit i vështirë për të ardhurat e bujqve.

Sula shtoi se edhe pse është rritur pagesa për vjeljen e ullinjve, periudhë kjo e ngarkuar për fermerët e zonës së Peqinit dhe Belshit, sërish nuk është e mundur gjetja e punëtorëve.

“Periudha e vjeljes së ullirit, 30 mijë lekë kuintali i vjeljes dhe sërish nuk ka persona për të kryer punën. Litri i vajit po bie dhe do të jetë i tmerrshëm sërish ky vit për të ardhurat e bujqve”, tha ai.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top