“Më plasi trapi po më dënuan!”/ Kryemadhi: SPAK më shkatërroi familjen, ç’do të më bëjë më. Aty bukën e kam qyl

Monika Kryemadhi ka shpërthyer ndaj SPAK dhe GJKKO, në ditën kur mamaja e saj u dënua me 7 vite burg, por të konvertuar në shërbim prove. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, Kryemadhi e përshkroi procesin ndaj saj dhe familjarëve si të padrejtë, ndërkohë që tha se SPAK i ka bërë aq dëme, sa nuk ka mbetur më çfarë ti bëjnë.

“Po më plasi trapi po më ra edhe mua! Mua shtëpinë ma kanë marrë. Nga politika më kanë hequr. Në punë nuk më merr njeri. Çfarë do të më bëjnë mua më shumë? Familjen ma shkatërruan. Do të më çojnë te burgu i Pogradecit? Punë e madhe fort, bukën e kam qyl. Çfarë do të më bëjnë mua?  Goc e re nuk jam më, karrierën nuk ma shkatërrojnë më. Mua më shumë seç më kanë bërë, nuk kanë ç’më bëjnë. Por karma is a bitch,” tha Kryemadhi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top