‘Më në fund sekreti u zbulua’, Mozzik po vjen në bashkëpunim me Kidën

Kida dhe Mozziku, kanë disa bashkëpunime të suksesshme.

Dyshja duket se po vijnë edhe me një tjetër bashkëpunim.

Duke mos dhënë shumë detaje, Mozzik ka publikuar një imazh përkrah Kidës teksa la të kuptohet publikimin e një projekti të ri.

Në imazh reperi shihet i veshur me një kostum ngjyrë bezhë bashkë me një këmishë të bardhë, ndërsa në anën tjetër këngëtarja ka të veshur një fustan të shkurtër me ngjyrë të bardhë dhe kapele të përshtatshme.

“Më në fund u zbulua sekreti. Zoti na bekoftë Orchide”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e postimit.

Ndryshe, Mozziku është shumë i komentuar rreth reagimeve të tij për lidhjen e Loredanës me futbollistin e Dortmundit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top