“Më mirë e humb me zero”: Lotito vendos kushtet për Milinkovic, 30 milionë e asnjë lojtar për shkëmbim

Jo më pak se tridhjetë milionë euro cash dhe asnjë shkëmbim teknik. Presidenti i Lazios Claudio Lotito dikton kushtet për largimin e Milinkovic-Savic. Numri 1 i klubit po zhvillon një krah të hekurt me serbin, që nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij. Mesfushori shkon në skadencë në qershor 2024. E nga ana e tij presidenti bardhekaltër është gjithashtu i gatshëm ta humbasë me parametër zero brenda një viti, nëse kërkesat e tij nuk plotësohen. Juventus, që ka një marrëveshje me lojtarin për 6 milionë në sezon dhe është përpjekur të përfshijë Rovella në marrëveshje, është refuzuar për momentin.

Rinovimi i Adrien Rabiot për një vit nuk e ka shuar dhe nuk do ta shuajë interesin e Juventus për Milinkovic-Savic. Por Lotito e ka paralajmëruar tashmë pretendentin se edhe marrëveshja për Luca Pellegrini do të trajtohet veçmas. Për mbrojtësin bardhezi Lazio kërkon rinovimin e huazimit me të drejtën e blerjes (Juventus iniston për detyrimin).

Kështu, Lotito ndërton një mur rreth ‘rresherit’ të tij, që ndoshta këtë sezon mund të ndryshojë mendje. I stimuluar nga përfaqësimi në Champions League, nuk është e thënë që Milinkovic të mos qëndrojë me bardhekaltrit. Sarri është i gatshëm për ta motivuar në pikën e duhur (9 gola dhe 8 asiste në kampionatin e kaluar). Siç ndodhi me Luis Alberton, i rilindur muajt e fundit dhe shumë i rëndësishëm për çështjen.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top