“Më ka vrarë e shkatërruar, gjithçka erdhi nga ndeshja me Bylis”: pa kontratë, Shehi lajmëron largimin

Drejtoi Tiranën në finalen e Kupës së Shqipërisë me kontratë të përfunduar, në tryezë e pret oferta e Shkëndijës së Tetovës që për respekt të bardhebluve ende nuk e ka pranuar. Orges Shehi priti gjatë presidentin refik Halili për një rinovim që tani duket i vështirë të ndodhë. Tekniku humbi titullin kampion në ngjarjet famëkeqe të ndeshjes me Bylis dhe tani edhe Kupën e Shqipërisë. E sic duket nuk ka as forcën e as dëshirën të nisë nga e para, me një skuadër të gjithën për tu formatuar në numra e emra: “Ka qenë një finale e vuajtur, për ironi të fatit u përsërit historia. Kam humbur kampionatin me Kukësin dhe kam humbur edhe Kupën, edhe me Tiranën pastaj ndodhi njësoj me Ballshin. Ajo situata e ndeshjes me Bylis na solli këtu me ekip të përgjysmuar. Çunat janë heronj, luajtën 100 minuta me 10 pa mundësi për zëvendësime, duke ditur që kanë luajtur çdo tre ditë ndeshje”.

Shehi nuk i kursen elozhet për të tijtë, që e ndoqën pas mes të gjithë vështirësive financiare e atyre të fushës: “Skuadra ime meriton komplimentet më të mëdha në një sezon mes vështirësive. Mund të fitonim të tre trofetë. Ishim shumë afër, nuk arritëm të fitojmë as kampionatin e as Kupën pikërisht për atë që ndodhi në ndeshjen me Bylisin – tha Shehi.

E ardhmja mbetet një rebus, por mundësia më e madhe është largimi nga Tirana, ku për më tepër ishte sot në pankinë pa kontratë: “Të jemi të qartë që ta dini, nuk është çështje leku. Nga kjo situatë jam shumë i vrarë për të gjetur forcat për t’ia nisur nga e para. Më shkatërron shumë kjo, më ka shkatërruar mua dhe çunat. Duhet forcë e madhe të nisësh nga e para kur mund të ishim kampionë e situatë tjetër tani. Nuk di të them se çfarë do të ndodhë me të ardhmen”, përfundoi Shehi.

Jude Bellingham, përtej çdo parashikimi: 6 gola në 6 ndeshje e bëjnë Real Madrid të fluturojë

Cristiano Ronaldo hedh në gjyq Juventus: zbulohet dokumenti që shpëton klubin bardhezi

Video/ Shtatë gola e dy shtylla në Mynih, Bayern triumfon me spektakël: rezultate befasuese në Champions

Inteligjenca artificiale zgjedh formacionin më të mirë të historisë: ja cilët janë të përzgjedhurit të Chat GPT

Video/ Bellingham shemb ‘murin’ e Berlin në të 94’: barazim mes Galatasaray e Copenaghen

Flakadanët e trazirat me Poloninë, UEFA dënon Shqipërinë: gjobë e mbyllje e pjesshme e ‘Air Albania”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top