Dimitri Payet, ish-futbollist i West Ham dhe Marseille dhe aktualisht te Vasco da Gama, në Brazil, është akuzuar për dhunë fizike dhe psikologjike nga Larissa Ferrari, një avokate 28-vjeçare, e dashura e tij për 7 muaj: “Dua drejtësi sepse ka abuzuar me ndjeshmërinë time psikologjike për të përfituar seksualisht”, ka deklaruar Larissa, pasi çështja u bë e njohur për publikun.
“Më kërkoi një provë dashurie që konsistonte në poshtërim. Kam regjistruar video ku pija urinën time, ujin e tualetit ose ku lëpija dyshemenë. Dua të sqaroj se nuk ka pasur të bëjë kurrë me para. Nuk kishte nevojë. Nuk ka shumë që mund të them sepse nuk ka asnjë shpjegim apo diçka që e justifikon. Fillimisht, qëllimi ynë nuk ishte të lidheshim aq shumë me njëri-tjetrin, por në fund u gjetëm shumë të përfshirë. Unë isha e ndarë e ai shpesh ndihej vetëm. Me aq shumë intimitet, takimet u bënë më të shpeshta. Ka qenë gjithmonë shumë i përzemërt ndaj meje, si personalisht ashtu edhe nëpërmjet mesazheve”.
Më pas, megjithatë, duket se marrëdhënia degradoi dhe gruaja vendosi të bëjë kallëzim. Tani, përfundon ajo, “shpresoj të gjej pak qetësi”.
Les folles accusations de Larissa Ferrari envers Dimitri Payet :
« ' ́ ́ , ' , … https://t.co/VfKYWVtSMl pic.twitter.com/xxwfLh78TB
— Actu Foot (@ActuFoot_) April 11, 2025