‘Më ka ndodhur shumë herë’, Ancelotti shpjegon pse largimi i Xavit është i mirë për legjendën e Barcelonës

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka mbështetur ndarjen e Barcelonës me trajnerin Xavi Hernandez, por ka dhënë edhe një arsye bindëse rreth kësaj.

Barcelona vendosi të ndahet me Xavin pas përfundimit të sezonit dhe kjo ndarje ka befasuar shumë njohës të futbollit.

Megjithatë, Ancelotti nuk është befasuar dhe nuk ka hezituar të jap mendimin e tij kur u pyet për largimin e Xavit nga Barcelona.

“Kur nuk ka një marrëdhënie të mirë mes klubit dhe trajnerit, gjëja më e mirë është të ndaheni”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Më ka ndodhur shumë herë. Ndonjëherë më ka ndodhur te Napoli, te Bayern Munich, te Chelsea…”.

“Është më mirë të ndahemi, dhe mendoj se është mirë për Xavin dhe mund të jetë mirë edhe për Barcelonën”, përfundoi trajneri i Real Madridit.

Ancelotti ka shprehur gjithmonë mbështetjen publike për Xavin edhe kur kohët ishin të vështira si për Barcelonën ashtu edhe për legjendën e tyre.

Marrëdhënia mes Xavit dhe Joan Laporta me të vërtetë u përkeqësua në javët e fundit të sezonit.

Presidenti nuk i pëlqeu disa nga deklaratat publike të Xavit dhe vendosi të shkojë për një ndryshim të papritur, duke punësuar në vend të tij Hans-Dieter Flick.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top